Protestojnë preshevarët, Dogana e Serbisë nuk po ua lejon librat e Kosovës

Këshilli Kombëtar Shqiptarë në Preshevë, ka organizuar sot një protestë tek terminali doganor për librat që nuk po lejohet të dalin nga dogana.

Lajme

18/02/2016 14:52

Dhjetëra qytetarë i janë bashkuar kësaj thirrje duke mbajtur parulla në dorë me mbishkrimet “Duam librat tona”, “Libri im, gjuha ime”, raportojnë mediet nga Presheva.

Kryetari i Këshillit, Jonuz Musliu, ku ka kërkua të bëhet reciprocitet, sikurse serbët e Kosovës që kanë të drejtë të mësojnë me libra serb. Musliu po ashtu ka kërkuar që të hapet një zyre e cila merret me çështje. Protesta ka përfunduar e qetë. /lajmi.net