Protestë për tragjedinë në Prizren, kërkohet dorëheqje dhe përgjegjësi penale

Organizata joqeveritare "Ec Ma Ndryshe" fton të gjithë qytetarët e Prizrenit dhe Kosovës për të kërkuar llogari nga institucionet lokale dhe qendrore për vdekjen e tre vjeçares Xheneta Gashi në fillim të javës në Prizren, në protestën që do të mbahet më 15 qershor 2016, e mërkurë, në Sheshin Shadërvan të Prizrenit dhe fillon në orën 12.00 (mesditë).

Lajme

11/06/2016 13:59

Sipas tyre, protesta qytetare do t’i ketë dy kërkesa: dorëheqjen e Kryetarit të Komunës së Prizrenit dhe dy ministrave të qeverisë së Kosovës, atij të kulturës dhe atij të planifikimit hapësinor, si dhe ndjekjen penale të të gjithë përgjegjësve institucional që me mosveprimin e tyre shkaktuan tragjedinë./lajmi.net