Promovimi i politikave të favorshme fiskale është parakusht për zhvillimin e bizneseve

Ministri i Financave, Avdullah Hoti dhe Zëvendësministri Agim Krasniqi, kanë pritur në takime të ndara përfaqësuesit e Shoqatës së Transportit Rrugor të Udhëtarëve, dhe përfaqësuesin e Shoqatës së Vlerësuesve të Kosovës.

Lajme

24/01/2017 14:13

Në këto dy takime u diskutua rreth përmbajtjes së Pakos Fiskale 2.0, kurse Ministria e Financave ka falënderuar dy organizatat për rekomandimet për të pasuruar këtë pako shtesë, shkruan lajmi.net

Me këtë rast u theksua se krijimi dhe promovimi i politikave të favorshme fiskale është parakusht për zhvillimin e bizneseve dhe për hapjen e vendeve të reja të punës.

Dy shoqatat gjithashtu theksuan se iniciativat e ndërmarra nga Ministria e Financave  për politikat e reja fiskale, vijnë si rezultat i kërkesave  dhe nevojave të parashtruara nga bizneset. Po ashtu, ata u shprehën të bindur se këto masa do të ndikojnë në rritjen e punësimit në vend. /Lajmi.net/