Prokuroria Themelore e Gjilanit sekuestron mjete shpërthyese – Lajmi.net
Prokuroria Themelore e Gjilanit sekuestron mjete shpërthyese
Autori: Lajmi.net LajmeNacionale 15:14, 9 November 2018
Bastisja është realizuar, në shtëpinë e pabanuar dhe objektet përcjellëse, pronë e të dyshuarit J.S.

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, në bazë të informacioneve të arsyeshme dhe në bashkëpunim dhe koordinim me Gjykatën Themelore në Gjilan dhe Policinë e Kosovës, kanë realizuar bastisje në Komunën e Ranillugut, transmeton lajmi.net.

Bastisja është realizuar, në shtëpinë e pabanuar dhe objektet përcjellëse, pronë e të dyshuarit J.S., i cili gjatë bastisjes nuk është gjetur në vendin e ngjarjes, me ç’ rast gjatë kontrollimit janë gjetur dhe sekuestruar disa mjete shpërthyese:

·         2 (dy) armë të gjata AK 47,

·         2 (dy) armë të gjata gjysmë automatike,

·         142 (njëqindekatërdhjetedy) fishekë të kalibrit 7.62mm,

·         6 (gjashtë) karikator të zbrazur të armës AK 47,

·         1 (një) vaj për lyerje të armës,

·         21 (njëzetenjë) mbajtës municioni,

·         2 (dy) motorolla të ish policisë,

·         1 (një) jelek të ish policisë,

·         1 (një) litar për lyerje të armës,

·         4 (katër) granata dore,

·         1 (një) sprej lotsjellës, si dhe,

·         2 (dy) shirita banderola RKS për barna.

Për këtë rast do të vazhdohet me procedura hetimore, me qëllim të ndriçimit dhe sqarimit të të gjitha rrethanave lidhur me këtë çështje. /Lajmi.net/

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO