Prokuroria Speciale pa përgjigje për vendimin për Enver Sekiraqën

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës nuk ka përgjigje për vendimin e sotëm të gjykatës për lirimin nga paraburgimi të Enver Sekiraqës.

Lajme

19/10/2017 23:58

I kontaktuar nga KALLXO.com kryeprokurori i Speciales Reshat Millaku është përgjigjur shkurt.

 “Këtë lënde e kanë EULEX. Nuk e kemi ne”, ka thënë Millaku.Ai nuk ka dhënë përgjigje nëse do paraqesin ankesë ndaj vendimit të Gjykatatës së Apelit. Lënda ndaj Sekiraqës ishte hetuar nga Prokuroria Speciale e cila që nga viti 2014 menaxhohet nga kryeprokurori vendor.