Prokuroria kërkon paraburgim për të arrestuarit e mbrëmshëm nga Njësia Speciale

Dy shtetas të Malit të Zi, një i Serbisë dhe një shtetase e Republikës së Kosovës pritet të dalin sot para Gjykatës Themelore të Prishtinës për caktimin e masës së sigurisë.

Lajme

19/07/2018 10:04

Lajmin për KALLXO.com e konfirmoi, prokurori i Prokurorisë Themelore të Kosovës, Armend Hamiti.

“Është ende herët dhe ne jemi në proces të përgatitjes së kërkesës, mirëpo me siguri se do të kërkojmë caktimin e paraburgimit”, tha Hamiti.

Hamiti tha se të dyshuarit në shtetet e tyre dyshohen për vepra të rënda penale, ndërsa tha se gjatë operacionit të arrestimit janë gjetur armë dhe drogë.

Mediat malazeze raportuan dje se dy shtetas të Malit të Zi janë arrestuar në Kosovë.

Fjala është për vrasjen e Radomir Gjurikoviqit më 10 tetor 2016 në Cetinjë.

Lajmi.net sot ka raportuar edhe për identitetin e dy malazezëve të arrestuar në aksionin e mbrëmshëm të Njësisë Speciale.