Problemet e Sarri tek Chelsea – Trajneri kontaktohet nga Roma

Trajneri i Chelsea, Maurizio Sarri duket se është afër që të rikthehet në Serie A.

Sport

21/02/2019 18:48

Sipas ‘Sky Sports’ Roma kanë kontaktuar trajnerin e Chelsea, Maurizio Sarri, për ta pyetur nëse italiani do të ishte i interesuar për punën e trajnerit të skuadrës, sezonin e ardhshëm, transmeton lajmi.net.

Italiani ka qenë në një presion të madh në ‘Stamford Bridge’ që nga Viti i Ri, pas një rënie dramatike të formës së bluve.

Sarri më herët ka qenë trajner i Napolit, para se të kalonte në Premierligë për të marrë timonin e Chelsea.

Roma mund të jetë skuadra që do ta rikthejë italianin përsëri në Serie A, ku ai kishte korrur shumë sukses. /Lajmi.net/