Probleme me kujtesën ose të menduarit? Ja çfarë duhet të bëni

Rritja e forcës së muskujve mund të ndikojë në rritjen e funksionit të trurit tek njerëzit me probleme të kujtesës dhe të të menduarit, pohon studimi i fundit.

Lifestyle

26/10/2016 18:25

Hulumtimi ka përfshirë 100 persona të moshës 55 deri në 86 vjet, të cilët kishin probleme me kujtesën dhe të menduarit.

Pjesëmarrësit vullnetarë në këtë studim për 6 muaj u janë nënshtruar ushtrimeve fizike për forcimin e muskujve dhe tek 80 për qind e tyre, ushtrimet fizike kanë dhënë rezultate maksimale, transmeton lajmi.net

Përfitimi ka zgjatur një vit, pasi pjesëmarrësit i kanë ndërprerë ushtrimet fizike të peshë-ngritjeve.

“Ajo që kemi kuptuar nepërmjet këtij studimi është se funksioni i trurit është i lidhur ngushtë me funksionin e trupit, në këtë rast fortësia e muskujve ndikon në përmirësimin e memorjes dhe të të menduarit”, tha autori i studimit,  Yorgi Mavros, nga fakulteti i shkencave të shëndetit – Universiteti i Sidneit, Australi.

Sipas studiuesve, gjetjet mund të ndihmojnë në drejtimin e llojit dhe intensitetit të ushtrimeve për të moshuarit. Ata thonë që sa më shumë njerëzit të jenë aktiv fizikisht në ushtrime të tilla si peshë-ngritja, aq më shumë do të kemi popullsi të shëndetëshme./lajmi.net