Prizren, një person plagos fqinjin e tij pas një mosmarrëveshje pronësore

Një person është plagosur në rrugën “Brigada 128” në Prizren, nga një fqinj i tij, për shkak të një mosmarrëveshjeje pronësore.

Lajme

15/04/2018 16:54

Policia ka njoftuar se i plagosuri ka pësuar plagë në afërsi të gjurit dhe është ndalur për trajtim mjekësor në Emergjencë, ndërsa i dyshuari është arrestuar.

Policia po ashtu ka sekuestruar një pushkë gjysmë automatike me 26 fishekë.

Gjatë bastisjes së shtëpisë janë gjetur dhe sekuestruar edhe 395 fishekë.

I dyshuari është ndalur nën masën e arrestit për 48 orë.