Prishtinë /Ia vret qenin me pushkë, policia e shoqëron në stacion

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ia ka vrarë qenin një qytetari në Komunën e Prishtinës me pushkë gjuetie, ndërsa dorasi është shoqëruar në Polici vetëm për armë mbajtje pa leje.

Lajme

23/06/2018 14:25

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti me pushkë gjuetie ia kishte mbytur  qenin viktimës mashkull K/Shqiptar  dhe e kishte kanosur”, ka njoftuar policia.

Nga i dyshuari është konfiskuar pushka e gjuetisë modeli Over Under  prodhim Turk   e cila ishte me afat te skaduar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti është hapur për armë mbajtje pa leje. /Lajmi.net/