Prishtinë, dy rrahje dhe një arrestim

Në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë viktima mashkull ka raportuar se pas një mosmarrëveshje të mëhershme, është sulmuar fizikisht nga i dyshuari.

Lajme

07/05/2018 13:18

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor, njofton policia.

Ndërsa në rrugën “1 Tetori” në Prishtinë është arrestuar një i dyshuar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht një person.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. /Lajmi.net/