Prishtina me më së shumti deputetë, ja sa i kanë komunat tjera – Lajmi.net
Prishtina me më së shumti deputetë, ja sa i kanë komunat tjera
Autori: Lajmi.net LajmePolitikë 18:24, 16 July 2017
Kuvendi i Kosoves
Kuvendi i Kosoves
Kryeqyteti i Kosovës del të jetë komuna e cila do të ketë më së shumti deputetë në legjislaturën e ardhshme të Kuvendit, me 21 deputetë.

Prishtina prin bindshëm në këtë listë, duke lënë prapa qytetet si Prizreni, Peja, Skënderaji, e Deçani, raporton lajmi.net

Qyteti i Lidhjes së Prizenit do të përfaqësohet në Kuvend nga 10 deputetë, Peja me nëntë, kurse Skënderaji dhe Deçani me nga tetë deputetë.

Në listën e qyteteve me numër  më të madh të deptutetëve hyjnë edhe Ferizaji, Gjakova dhe Gjilani të cilat në Kuvend do të përfaqësohen me nga gjashtë deputetë, kurse Mitrovica me katër.

Në Skënderaj numrin më të madh të deputetëve e ka PDK-ja me gjashtë deputetë, në Deçan është AAK-ja e cila do të ketë pesë deputetë.

Kurse në Prishtinë kryeson bindshëm Lëvizja Vetëvendosje, e cila nga kjo komunë ka siguruar plot 11 deputetë.

Lajmi.net ju sjellë emrat e të gjith deputetëve të ndarë nëpër komuna.

Prishtinë: Memli Krasniqi, Albin Kurti, Visar Ymeri, Dardan Sejdiu, Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Fisnik Ismaili, Donika Kadaj-Bujupi, Liburn Aliu, Frashër Krasniqi, Qëndron Kastrati, Fitore Pacolli, Behgjet Pacolli, Lumir Abdixhiku, Arben Gashi, Teuta Rugova, Ismet Beqiri, Korab Sejdiu, Islam Pacolli, Doruntinë Maloku.

Prizren: Nezir Çoçaj, Zafir Berisha, Luljeta Veselaj-Gutaj, Albulena Balaj-Halimaj, Mytaher Haskuka, Arbër Rexhaj, Drita Millaku, Driton Selmanaj, Anton Quni, Haxhi Avdyli.

Peja: Rrustem Berisha, Xhavit Haliti, Dukagjin Gorani, Ali Lajçi, Fatmire Kollçaku, Kujtim Shala, Besa Gaxherri, Hykmete Bajrami, Ramiz Kelmendi.

Skënderaj: Mërgim Lushtaku, Bekim Haxhiu, Evgjeni Thaçi-Dragusha, Blerta Deliu-Korda, Flora Brovina, Ganimete Musliu, Milaim Zeka, Rexhep Selimi.

Deçan: Ramush Haradinaj, Daut Haradinaj, Rasim Selmanaj, Dardan Molliqaj, Safete Hadërgjonaj, Time Kadriaj, Shkumbin Demaliaj, Armend Zemaj.

Gjilan: Zenun Pajaziti, Sami Kurteshi, Ismajl Kurteshi, Besa Baftiu, Valentina Bunjaku-Rexhepi, Lirije Kajtazi.

Gjakovë: Teuta Haxhiu, Pal Lekaj, Hajdar Beqa, Driton Çaushi, Arbërie Nagavci, Mimoza Kusari-Lila.

Ferizaj: Agim Aliu, Elmi Reçica, Labinot Tahiri, Mexhide Mjaku-Topalli, Faton Topalli, Valon Ramadani.

Mitrovicë: Kadri Veseli, Abdyl Salihu, Vjosa Osmani, Arban Abrashi.

Podujevë: Xhelal Sveqla, Saranda Bogujevci, Fidan Rekaliu.

Vushtrri: Xhevahire Izmaku, Aida Dërguti, Adem Mikullovci.

Malishevë: Fatmir Limaj, Haxhi Shala.

Suharekë: Enver Hoxhaj, Blerim Kuçi.

Rahovec: Andin Hoti, Avdullah Hoti. /Lajmi.net/

Fjalët kyçe: Deputetet, Komunat, Kuvendi

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Supercar Showdown
  • Play 8 Ball Pool
  • Play Urban Basketball
  • Play World Soccer Champion