Prishtina e gatshme për garën e sotme të gjysmëmaratonës

Këshilli organizativ i kësaj ngjarje të madhe sportive ka bërë më dije se tashmë gjithçka është gati për këtë eveniment sportiv, i cili fillon në roën 10:00.

Lajme

10/05/2015 09:18

Sipas organizatorëve, Gjysmëmaratona “Prishtina 2015” do të mbledhë shumë garues nga vendi e bota, madje, sipas tyre, kësaj herë numri i garuesve do të jetë shumë më i madh se viteve të kaluara.

Kjo garë konsiderohet si ngjarja më e madhe sportive në Kosovë, dhe këtë vit zhvillohet në bashkëpunim me Kuvendin Komunal të Prishtinës dhe Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Kjo është gjysmëmaratona e pesëmbëdhjetë ndërkombëtare të Prishtinës.

Si edhe viteve të tjera kjo garë do të simbolizoj vlerat e paqes, tolerancës, ko-ekzistencës dhe përsosmërisë së sportit.

Në vitin e kaluar, 1,400 garues nga shumë shtete ishin të kënaqur me organizim, atmosferën dhe programin e larmishëm.

Të gjithë garuesit që e përfundojnë garën do të shpërblehen me certifikata, me emrin dhe rezultatin e vrapimit të tyre, çmim i konsiderueshëm, që në vlerë totale është 13,000 euro do t’iu dhurohet garuesve më të mirë në kategorinë e seniorëve, tre në kategorinë e veteranëve, tre garuesve të vrapimit 5 km dhe tre garuesve me aftësi të kufizuara.

Për të gjitha kategoritë e cekura shpërblimet do të ndahen në dy gjinitë (meshkuj dhe femra).