Princi Charls sot arrin në Kosovë

Princi Charls i Mbretërisë së Bashkuar dhe bashkëshortja e tij, Dukesha nga Cornëall, sot do të nisin vizitën e tyre zyrtare në Kosovë.

Lajme

18/03/2016 08:41

Ata do të arrijnë pasditen e së premtes në Aeroportin e Prishtinës, përderisa të shtunën në mëngjes do ta takojnë presidenten e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga.

Bashkë me Jahjagën, Princi dhe Dukesha e Cornëallit do të marrin pjesë në ceremoninë e Memorialit të Personave të Pagjetur, si rezultat i luftës në Kosovë.

Ditë më parë Princi ka nisur truneun e tyre në Ballkan.

Të mërkurën kanë arritur në Beograd, ku në aeroportin “Nikolla Teslla” i ka pritur kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, raporton B92.