Princesha e Holandës, për në shkollë udhëton 10 kilometra me bicikletë |FOTO|

Princesha Amalia e Holandës, sot ka filluar ditën e parë të shkollës së mesme, shkolla e saj gjendet 10 kilometra larg dhe ajo do të udhëtojë me biçikletë, distancat e këtilla janë shumë normale në Holandë.

Fun

24/08/2015 19:19

Në një postim në faqen e tij Mbreti i Holandës, Williem Alexander – postoi një foto të vajzës së tij kur ajo po nisej për në shkollë me biçikletë: “Ashtu si edhe kemi paralajmëruar më 20 mars të këtij viti, princesha Catharina Amalia nga sot do të fillojë shkollën e mesme, është në të mirën e saj që ajo të mund të shkojë në shkollë e pa-shqetësuar, e gjithë shkolla ku ajo do të shkojë është private. Princesha ashtu edhe si bashkëmoshatarët e saj kanë të drejtë të kenë një rini të pa-penguar. Dhe për shkak se jeta dhe puna e princeshës Amalia në të ardhmen do të jetë e përkushtuar krejtësisht në detyrat e saj publike, është shumë e rëndësishme që të respektohet privatësia e saj,” përfundon postimi i mbretit.

E kur kemi parasysh shoqërinë tonë jo vetëm në Kosovë por në gjithë rajonin – me siguri se nëse njerëzit e rëndësishëm por edhe ata të famshëm t’i edukonin fëmijët në të njejtën mënyre, me siguri se kjo do të kishte ndikim të gjerë në të gjitha gjeneratat, kur e kemi parasysh numrin e madh të problemeve si shëndetësore por edhe shoqërore të cilat vijnë si pasojë e të mos jetuarit jetë të shëndetshme. /lajmi.net