Prezantuesja e motit kërkon falje para se t’i bie të fikët (VIDEO)

Prezantuesja e motit në BBC ka bërë një gjest të jashtëzakonshëm.

Bota

22/02/2016 23:12

Gjatë dhënies së motit ajo është ndjerë keq dhe ka kërkuar falje publikut dhe sekonda më pas i ka rënë të fikët, raporton lajmi.net.

Rachel Mackley, që prezanton motin në BBC, ishte në mes të prezantimit të saj kur për një qast tha “më vjen keq por mua do më bjerë të fikët”.

Kolegët e saj, të cilët ishin duke e prezantuar programin Polly Evans dhe Rob Smith shihen se si menjëherë kërkojnë ndihmë për kolegen e tyre.

Pas mbështetjes së madhe që ka ardhur në redaksinë e BBC-së për Rachel, pas këtij incidenti ajo ka shkruar në Twitter për të falënderuar të gjithë shikuesit që janë bërë merak për shëndetin e saj, raporton lajmi.net.

“Faleminderit shumë për të gjitha mesazhet tuaja. Shpresoj që sa më parë të kthehen në punë”, ka shkruar ajo./lajmi.net