Preteni kërkon publikimin e emrave të zyrtarëve të dyshuar për korrupsion

Të paktën dy ministri janë duke u hetuar për korrupsion. Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK) ka bërë të ditur se ka dorëzuar disa kallëzime penale në nivel të Qeverisë.

Lajme

18/11/2014 08:50

Sipas të dhënave të AKK-së, ato kallëzime penale kanë të bëjnë me procesin e prokurimit publik në institucionet që kanë buxhet më të madh, raporton Koha.

Drejtori i AKK-së, Hasan Preteni, i cili kohët e fundit publikisht ka pranuar se kanë dorëzuar kallëzime penale për të paktën dy ministri, nuk ka mundur të japë më shumë detaje sa u përket emrave të ministrive për të cilat bëhet fjalë.

Që nga themelimi i Agjencisë në vitin 2007 janë dorëzuar më shumë se 1.300 kallëzime penale për vepra të korrupsionit.