Presidentja e quan të mrekullueshëm pranimin në KON

Pas urimit të kryeministrit në detyrë, Hashim Thaçi, pranimin e Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar e ka uruar edhe presidentja Atifete Jahjaga.

Lajme

22/10/2014 23:11

Ajo e ka quajtur të mrekullueshëm lajmin për pranimin e Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar.

“Lajm i mrekullueshëm dhe moment i rëndësishëm për gjeneratën e re të sportistëve kosovarë! Urime Kosovë dhe atletët tanë i uroj të udhëhiqen e t’i kultivojnë vlerat olimpike”, ka shkruar Jahjaga në profilin e saj në Facebook.