Presidenti Thaçi takon homologun e tij Donald Trump

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka takuar presidentin e Amerikës, Donald Trump.

Lajme

20/09/2017 14:55

Thaçi përmes një postimi në Facebook ka shkruar se Trump na rikonfirmoj se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë ta mbështesin Kosovën në rrugëtimin euroatlantik.

“Bashkë me Lumen i takuam presidentin Donald Trump dhe zonjën e parë, Melania Trump, të cilët i falënderuam për përkrahjen e vazhdueshme për Kosovën. Presidenti Trump na rikonfirmoj se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë ta mbështesin Kosovën në rrugëtimin euroatlantik”, ka shkruar Thaçi në Facebook./Lajmi.net/