Presidenti Thaçi takoi homologun e tij armen, Armen Sarkissian – Lajmi.net
Presidenti Thaçi takoi homologun e tij armen, Armen Sarkissian
Autori: Lajmi.net LajmePolitikë 10:05, 12 October 2018
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka zhvilluar një takim me Presidentin e Armenisë, Armen Sarkissian, i cili është nikoqir i liderëve në Samitin e 17-të të Frankofonisë.

Presidenti Thaçi e ka falënderuar homologun e tij armen për mikpritjen dhe organizimin e shkëlqyer të Samitit të Frankofonisë, ku Kosova arriti të bëhet anëtare e asociuar e Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë, thuhet në njoftimin presidencial.

 Presidenti Thaçi dhe homologu i tij armen kanë diskutuar për çështje të interesit të përbashkët ndërmjet dy shteteve dhe janë dakorduar që të vazhdojnë komunikimin e ndërsjellë edhe në të ardhmen. /Lajmi.net/

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO