Presidenti Thaçi sonte në “San Siro”

Presidenti Hashim Thaçi do të jetë sonte i pranishëm në “San Siro” të Milanos për ndeshjen e klubit shqiptar, Shkëndija kundër atij italian, AC Milan.

Lajme

17/08/2017 19:17

Thaçi përmes Facebook-ut ka bërë të ditur se gjendet në stadiumin e madh “San Siro” për ta përcjellë klubin kuqezi.

Postimi i plotë:

Sonte do të jem në stadiumin “San Siro” në përkrahje të ekipit “Shkëndija”, në përballjen e tyre me Milanin.

Lojtarëve dhe stafit të ekipit dhe të gjithë simpatizantëve u uroj fitore në këtë përballje jo të lehtë.

Suksesi i deritanishëm i Shkëndijës dhe i shumë ekipeve dhe sportistëve na bën krenar dhe na jep shpresë për suksese edhe më të mëdha në të ardhmën.HTH