Presidenti Thaçi nënshkruan dekretin e Ligjit për Buxhetin

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka nënshkruar dekretin e Ligjit për Buxhetin e vitit 2017.

Lajme

10/11/2017 10:05

 

Thaçi ka thënë se riorientimi i mjeteve të bëra pas rishikimit të buxhetit synon zhvillim të qëndrueshëm dhe stabilitet makroekonomik

“Sapo nënshkrova dekretin e Ligjit për Buxhetin me plotësimet dhe ndryshimet e tij. Riorientimi i mjeteve i bërë me rishikimin buxhetor synon zhvillim më të qëndrueshëm dhe stabilitet makroekonomik”, ka shkruar Thaçi në facebook.

Kuvendit i Kosovës ka miratuar rishikimin e buxhetit për vitin 2017 në muajin e kaluar./Lajmi.net/