Presidenti Thaçi bisedon me komandantin e KFOR-it për sigurinë në vend

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur në një takim komandantin e KFOR-it, Lorenzo D’Addario.

Lajme

21/01/2019 10:41

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot është takuar me komandantin e KFOR-it, Lorenzo D’Addario, shkruan lajmi.net.

Përmes një njoftimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Thaçi ka bërë të ditur se me D’Addario ka biseduar për situatën politike dhe të sigurisë në Kosovë.

Presidenti Thaçi thotë se e ka falënderuar komandantin D’Addario për përkushtimin e treguar të KFOR-it për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në vendin tonë.

Njoftimi i plotë i presidentit Thaçi pa ndërhyrje:

Sapo zhvillova një takim me komandantin e KFOR-it, Lorenzo D’Addario, me të cilin bisedova për situatën politike dhe të sigurisë në Kosovë.

Komandantin D’Addario e falënderova për përkushtimin e treguar të KFOR-it për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në vendin tonë.

Jemi përjetësisht mirënjohës për kontributin e çdo ushtari që shërben në Kosovë. /Lajmi.net/