Presidenti nesër debaton me serbët për Ushtrinë e Kosovës

Presidenti Hashim Thaçi, nesër do të debatojë me përfaqësuesit e mediave serbe dhe me shoqërinë civile të komunitetit serb për Ushtrinë e Kosovës.

Lajme

15/03/2017 21:13

Një debat të tillë, dje Thaçi e kishte bërë edhe me pjesëtarë të disa organizatave të shoqërisë civile në Prishtinë.

Debatin me serbët, Thaçi do ta zhvillojë nesër, duke nisur nga ora 11:00, në Media Center në Çagllavicë.