Presidenti Meta: Dënoj me forcë sulmin ndaj gazetares

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta ka dënuar me forcë sulmin e bërë ndaj shtëpisë së gazetares investigative Klodiana Lala.

Lajme

30/08/2018 15:23

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta ka dënuar me forcë sulmin e bërë ndaj shtëpisë së gazetares investigative Klodiana Lala. Gjithashtu ai I ka shprehur gazetares mbështetjen e tij dhe e inkurajon të vijojë me profesionin e saj pa u trembur.

Presidenti i RepublikësMeta dënon me ashpërsi sulmin me armë të kryer ndaj banesës së prindërve të gazetares së mirënjohur investigative, Klodiana Lala.

Edhe përmes një bisede telefonike ku shprehu solidaritet të plotë me gazetaren Lala, dy vajzat e saj të mitura dhe prindërit e saj, Presidenti Meta e inkurajoi të vijojë misionin e saj, pa u trembur dhe shantazhuar nga askush.

“Po kështu inkurajoj organet e sundimit të ligjit të hetojnë në mënyrë të plotë dhe shteruese, këtë ngjarje të rëndë, e të venë para ligjit këdo që qëndron pas saj.

Liria e medias është kusht i pazëvendësueshëm për garantimin e të drejtave të njeriut në një shoqëri demokratike”, – nënvizoi Presidenti Meta.