Presidenti i Francës i kundërpërgjigjet Donald Trumpit

Presidenti i Francës, Francois Hollande ka reaguar ndaj deklarimeve të Donald Trumpit se ‘Parisi nuk është i njëjti pas sulmeve nga militantët islamikë’.

Bota

25/02/2017 14:10

Në një konferencë për media, Hollande ka thënë se terrorizmin duhet ta luftojnë të gjithë së bashku, e jo të akuzohet një shtet aleat, shkruan Reuters.

“Terrorizmin duhet ta luftojmë së bashku. Nuk është mirë të akuzohet një vend aleat. Unë nuk do ta bëjë këtë me SHBA-në, prandaj i bëj thirrje Trumpit që as ai të mos veprojë njejtë me Francën”, u shpreh Hollande, transmeton lajmi.net

Deri më tani më shumë se 230 njerëz kanë vdekur në Francë nga sulmet terroriste qysh nga viti 2015. /Lajmi.net/