Prekëse: 6-vjeçarja i shkruan letër për 8 Mars nënës që ka vdekur (Foto)

​Sot në ditën e 8 Marsit jo të gjithë kanë mundësi t’i dhurojnë një tufë lule apo edhe diçka më shumë grave të shtrenjta në jetën e tyre, qofshin këto nëna, motra, e dashura, gruaja apo vajza.

Lifestyle

09/03/2017 00:10

I tillë është edhe rasti fatkeq i një vogëlusheje 6-vjeçare e cila nuk e ka nënën e saj pranë, prej mëse 3 vjetësh.

Për shkak të një tragjedie si pasojë e një vetëvrasjeje, nëna e vogëlushes e la atë kur ajo ishte vetëm 3 vjeçe. Të afërmit e saj zbuluan ditën e sotme një letër që vajza kishte shkruar për të ëmën. Letra është shumë prekëse dhe nëse deri më tani nuk ka rënë shi, ai do të fillojë pas pak nga sytë tuaj.

Në një letër fletoreje me kuadrate, vajza e vogël shkruan se shkon pranë xhamit të dritares dhe pranë derës por mami i saj nuk është sepse ka vdekur. E për këtë vajza e vogël është mërzitur dhe po qan. Në vijim letra që këput shpirtin e çdo qënieje njerëzore.