Pranga për dy të dyshuar për dhunim në Prizren

Në Prizren janë arrestuar dy persona nën dyshimin se kanë dhunuar dy vajza. Po ashtu në këtë qytet në një lokal është hedhur në erë si pasojë e rrjedhjes së gazit.

Lajme

15/01/2014 15:57

Janë arrestuar dy persona të moshës së re, nën dyshimin se kanë dhunuar dy vajza, njëra prej tyre e moshës 16 vjeçare.

Policia Rajonale e Prizrenit ka ndërmarrë këtë aksion pasi që ka marrë një informatë nga kolegët e tyre në Suharekë.

Hetuesia ka mbledhur të gjitha provat materiale dhe i ka dërguar në laborator për ekzaminin. Ndërkaq, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, personat e arrestuar u është shqiptuar masa e arrestit policor.

Ndërkaq, rreth orës 12:50 në Lagjen Dardania, në Prizren në bodrumin e lokali afarist ka pasur një rrjedhje gazi dhe si pasojë e kësaj ka ndodhur një eksplodim.

Nga ky eksplodim kanë marrë plagë pesë persona të cilët janë dërguar në Emergjencë në Prizren.

Njëra prej të lënduarve, e gjinisë femërore është transferuar në QKUK në Prishtinë.

Në vendngjarje kanë dalë njësitet relevante dhe së bashku me Prokurorin e Shtetit kanë kryer ekzaminimet e duhura.

Për këtë rast ka ndihmuar edhe njësiti i Zjarrfikësve të Prizrenit, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.