Posta e Kosovës kap sinjale telefonike të njërit nga policët e zhdukur në Lepenc

Njësia për kërkim shpëtim e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë filluar kërkimet në terenin malor për të kërkuar telefonin e njërit prej policëve të zhdukur nga aksidenti i së shtunës.

Lajme

01/05/2018 09:40

Kërkimet kanë nisur pasi kanë marr informacione nga Posta e Kosovës se në këtë zonë malore ka sinjale telefonike, njofton Klan Kosova.

Kërkimet tashmë kanë filluar nga FSK-ja, Policia në terenin lumor e malor.

Ndërkaq Bechtel Enka e Policia e Kosovës nuk po lejojnë gazetarët të kalojnë poshtë tek vendi i ngjarjes ku ka ndodhur aksidenti.