Policia sulmohet me armë në afërsi të Lazaratit

Forcat speciale të policisë shqiptare ndërhynë në Lazarat gjatë ditës së sotme pasi një automjet me targa të rreme nuk iu bind urdhrit për t’u ndalur dhe hapi zjarr në drejtim të policisë.

Lajme

18/03/2015 21:53

Shkaku i këtij incidenti, policia u vu në kërkim të katër personave të armatosur që dyshohet se gjendeshin në automjetin në fjalë natën mes 17 dhe 18 marsit 2015, raporton Reporter.al.

Policia kreu kontrolle nëpër fshatin e njohur si vend problematik në të shkuarën për kultivim kanabisi dhe si strehë e personave të kërkuar nga policia, por të dyshuarit ende nuk janë arrestuar.