Policia njofton për mbajtjen e testimit psikologjik

Policia e Kosovës ka njoftuar se prej 26 nëntorit deri më 19 dhjetor do të vazhdojë me mbajtjen e testimit psikologjik.

Lajme

16/11/2018 14:51

“Kandidatët e ftuar për test psikologjik duhet të paraqiten me datën e caktuar në orar nga ora 08:30 në Klinikën e autorizuar të PK-së ”Aloka” (që gjendet në Veternik – rruga magjistrale për Ferizaj)”, thuhet në njoftim, transmeton lajmi.net.

Vetëm kandidatët që përfundojnë me sukses testimin psikologjik do të informohen të njëjtën ditë nga zyrtari përgjegjës për datën dhe kohën e mbajtjes së kontrollimit mjekësorë.

Kliko KËTU për detaje të tjera. /Lajmi.net/