Policia ndalon një person, kanosi dy punëtorë të KEDS-it

Në Ratkoc të Rahovecit ka ndodhur një kanosje ndaj dy punëtorëve të KEDS.

Lajme

20/06/2018 12:58

Siç ka njoftuar policia, në mesditën e djeshme,  i dyshuari mashkull K/Shqiptar ka kanosur me armë zjarri dy viktimat meshkuj K/Shqiptarë punëtorë në KEDS derisa ishin në kryerje të detyrës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është intervistuar dhe është liruar në procedurë të rregullt. Ndërsa, rasti është hapur për kanosje. /Lajmi.net/