Policia ndal dy holandez, po incizon me dronë mbi hapësirat e Qeverisë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndaluar dy persona që po incizon me dronë mbi hapësirat e Qeverisë së Kosovës në mënyrë të pa autorizuar.

Lajme

18/05/2017 10:14

Njësiti policor derisa ishte duke inspektuar objektin e Qeverisë, ka vërejtur se dy të dyshuar meshkuj shtetas Holandez kanë ngritur një “dron” dhe nga të njëjtit është kërkuar që të  njëjtin ta  aterrojnë. Lidhur me rastin është njoftuar Agjencia e Aviacionit Civil.

“Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, ka njoftuar Policia.

Rasti është iniciuar si ‘incizim i paautorizuar’. /Lajmi.net/