Policia konfiskon sasi të substancave narkotike, arrestohen të dyshuarit

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit të dy të dyshuarve meshkuj në kryeqytet., janë gjetur dhe konfiskuar sasi të substancave narkotike të llojit marihuanë.

Lajme

22/05/2016 23:12

Në po të njëjtin vend, disa orë më vonë, policia ka arrestuar edhe një të dyshuar tjetër, të cilit po ashtu i është gjetur dhe konfiskuar një sasi e substancës së dyshuar narkotike.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

Policia e Kosovës ka njoftuar më tej se tre të dyshuar meshkuj në Kamenicë, janë arrestuar, pasi atyre është gjetur dhe konfiskuar substancë narkotike e llojit marihuanë me peshë 302 gram.

Të dyshuarit me urdhër te prokurorit janë dërguar në mbajtje.