Policia konfiskon 113 kilogramë heroinë, arreston 4 persona

Policia e Kosovës ka konfiskuar 113 kilogramë heroinë dhe ka arrestuar tre persona të dyshuar.

Lajme

03/12/2018 14:45

Policia e Kosovës ka konfirmuar se të dielën në Prishtinë ka konfiskuar 113 kilogramë substance narkotike të llojit heroinë.

Në këtë operacion, sipas Policisë, janë arrestuar katër persona.

Siç raporton kallxo.com, zëvendës Drejtori i Policisë, Riza Shillova, ka thënë se operacioni kundër drogës është zhvilluar në Prishtinë, në rrugën ‘Jakov Xoxa’.