Policia gjermane kap 40 ilegalë, shumica kosovarë

Gjatë fundjavës që kaloi policia gjermane ka zënë rreth 40 refugjatë të cilët kanë provuar që nga Salcburgu austriak të kalonin ilegalisht në Gjermani në rrugën për në Mynih.

Lajme

12/01/2015 21:30

Shumica e tyre vinin nga Kosova dhe për të mbërritur aty kishin kaluar nëpër Serbi dhe Hungari, ndërsa si pikë të fundit kishin Gjermaninë, transmeton Albinfo.ch.

Asnjëri prej tyre nuk posedonte dokumente valide për Gjermani ose për Zonën e Shengenit dhe policia i ka detyruar të zbresin nga treni. Kompetente për ta është qendra për pranimin e refugjatëve në Mynih.

Zyrtarët bavarezë me këtë rast, krahas kosovarëve, kanë kapur edhe një numër afganësh dhe iranianësh.