Policia e Kosovës demanton propagandën serbe, ja çfarë po ndodh në veri

Policia e Kosovës ka demantuar lajmet e publikuara nga mediat serbe se ka shtuar s prezencën dhe aktivitetet e veta nëpër lokacione të caktuara, ku si rrjedhojë në orët e pasdites erdhi deri te grumbullimi i rreth 200 personave në rrugën” Mbreti Petër” në Mitrovicë.

Lajme

02/02/2017 16:55

Policia me anë të një komunikate për media i ka quajtur tendencioze këto raportime, duke theksuar se në bazë të kompetencave të veta është duke realizuar realizuar aktivitete të vazhdueshme rutinore në funksion të zbatimit të ligjit dhe garantimit të një ambienti të sigurt për të gjithë.

Po ashtu policia ka bërë të ditur se gjendja e sigurisë është stabile, përcjell lajmi.net.

“Referuar shkrimeve apo publikimeve nga disa mediume të Serbisë, ku sipas informacioneve që posedojmë janë në qarkullim spekulime tendencioze gjoja se Policia e Kosovës ka shtuar prezencën dhe aktivitetet e veta nëpër lokacione të caktuara, ku si rrjedhojë në orët e pasditës erdhi deri te grumbullimi i rreth 200 personave në rrugën” Mbreti Petër” në Mitrovicë”.

“ Me qëllim të informimit të drejtë të opinionit publik Policia e Kosovës sipas vlerësimeve dhe informacioneve aktuale konstaton se gjendja e sigurisë në përgjithësi është stabile dhe në suaza të parametrave të qëndrueshëm, përderisa nuk ka nevojë për shqetësime të çfarëdo natyre që mund të rrjedhin nga spekulime të ndryshme qoftë mediatike apo të tjera”, thuhet në komunikatë.

Policia e Kosovë inkurajon të gjithë qytetarët që të i’u referohen informacioneve zyrtare dhe të mos bien pre e çfarëdo dezinformate që mund të plasohet nga qarqe dhe për qëllime tjera destruktive./ Lajmi.net/