Policia e Kosovës arreston serbin e kërkuar nga Interpoli

Vetëm një javë i ka mjaftuar Policisë së Kosovë për të arrestuar një person të kërkuar nga Interpoli.

Lajme

30/06/2015 13:29

Ai është arrestuar në fshatin Leshak në komunën e Leposaviqit, është serb nga Serbia ndërsa fletë arrestin për të e ka lëshuar Mali i Zi, raporton lajmi.net.

Zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Besim Hoti tha për lajmi.net se fletë arresti për tashmë të arrestuarin, është lëshuar për veprën penale – vrasje në tentativë.

Policia e Kosovës ka pranuar fletë arrestin për të vetëm një javë më parë dhe kur është arrestuar tek ai kanë gjetur edhe një sasi të fishekëve.(lajmi.net)