Policia e gjen gazin, mësohet vendi ku e kishin fshehur deputetët e VV-së

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje arritën për tri herë që ta bllokojnë seancën duke përdorur gazin lotësjellës.

Lajme

21/03/2018 16:54

Por, Policia e Kosovëvs me urdhër të prokurorit i arrestoi pesë nga ta, dhe të tjerët i largoi nga salla me arsyetimin se do ta ekzaminojë vendin, shkruan gazetametro.net.

Me të hyrë njësitet policore, mësohet se është arritur të gjenden disa bombola gazi që ishin fshehur nga deputetët e VV’së.
Forenzika ka gjetur disa bombola të fshehura në bankat e Kuvendit, aty ku edhe ulen deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Më herët u raportua se nga ky gaz edhe ishin dëmtuar tavolinat e Kuvendit, ku tash edhe u gjetën bombolat e tjera.

Sidoqoftë, deputetët e tjerë po presin që të futen sërish në sallë për të votuar për ratifikimin e mnarrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi.