Policia “arreston” gjashtë lopë të Serbisë

Policia në fshatin Hodonoc të Kamenicës ka parë dy të dyshuar duke tërhequr gjashtë lopë për dore.

Lajme

18/01/2015 14:17

Të dyshuarit sapo e kanë parë patrullën e policisë kanë ikur duke i braktisur lopët.

Këto të fundit janë konfiskuar nga Policia dhe dyshohet se janë kontrabandë nga Serbia, pasi që kishin vath matrikulli të Serbisë. Vlera e tyre mendohet të jetë 8 mijë euro, ndërkaq lopët janë konfiskuar dhe janë dorëzuar në terminalin doganor, transmeton KosovaPress.