Polici ndez atmosferën në gay paradë (Video)

Një polic i Nju Jorkut i ka lënë me gojëhapur të pranishmit në gay paradën e organizuar në qendër të qytetit, kur iu afrua masës për të vallëzuar me një djalosh të ri.

Fun

30/06/2015 16:56

Por lëvizjet e tij seksipile ishin ato që fituan duartrokitje nga mijëra të rinj që nuk po mund të ndaleshin së qeshuri.

Në një video të postuar në internet, shihet se si polici i afrohet një të riu duke i dhuruar vallëzim provokues nën tingujt e këngës “Don’t Stop Till You Get Enough” të mbretit të popit Michael Jackson.

Shumë njerëz që ishin të pranishëm në paradë, kanë lavdëruar policin për afërsinë dhe guximin e tij, pasi duke marrë parasysh se ai ishte në detyrë dhe uniformë.

YouTube player