Policëve spiunë të Shtërpcës, 30 ditë paraburgim

Është caktuar masa 30 ditëshe e paraburgimit për Dejan Stevanoviç, Gotovusha Jovanoviç, Dragan dhe Dejan Markovic dhe Jorgović të gjithë të punësuar në njësinë hetimore të stacionit policor në Shtërpcë.

Lajme

07/03/2014 09:22

Gjyqtari i Gjykatës Komunale të Ferizajt u ka shqiptuar masën 30 ditëshe të paraburgimit pesë pjesëtarëve të Policisë të cilët akuzohet se kanë ndarë informacione me strukturat paralele të Serbisë.

”Pesë serbëve të arrestuar dy ditë më parë gjatë një aksioni të Policisë së Kosovës , u është shqiptuar masa e arrestit shtëpiak për një periudhë prej 30 ditësh”, tha për RTK 2, avokati Miodrag Brkljac. Që të gjithë të arrestuarit dyshohen se kanë dhënë dhe zbuluar sekrete zyrtare në Serbi. Gjithashtu akuzohen për posedim të paligjshëm të armëve dhe municioneve.

“Gjyqtari i Gjykatës Komunale në Ferizaj nuk e ka pranuar propozimin e prokurorit që të arrestuarve të ju  caktohet masa prej 30 ditë burg. Në mes të kërkesës  së prokurorit dhe kërkesës së mbrojtjes për lirim, gjykatësi urdhëroi arrest shtëpie . Procesi vazhdon, ” tha Brkljac.

Policët e  njësive speciale ROSU, të martën në mëngjes në Shtërpce dhe fshatrat përreth, arrestuan Dejan Stevanoviç ,Gotovusha  Jovanoviç nga Jazhincë, Dragana dhe Dejan Markovic dhe Jorgović  nga Shtërpcë, që të gjithë të punësuar në njësinë hetimore të stacionit policor në Shtërpcë.

Të njëjtën ditë, policia arrestoi një pylltar lokal, Dragutin Ivanoviç .

Policët serbë të arrestuar të policisë së Kosovës, janë të dyshuar për zbulimin e sekreteve zyrtare dhe posedim të paligjshëm të armëve dhe municionit, raporton Rtklive.