Policët amerikanë do t’i mbajnë kamerat në gjoks

Presidenti amerikan, Barak Obama i ka kërkuar Kongresit miratimin e fondit prej 263 milionë dollarësh, që do të përdorët për pajisjen e policisë me kamera, të cilat do t’i mbajnë në gjoks derisa janë në detyrë. 

Bota

02/12/2014 15:21

Kjo kërkesë e presidentit amerikan vjen pas një javë protestash të dhunshme në Ferguson të Missourit, dhe pakënaqësisë së shprehur në shumë qytete tjera amerikane rreth vendimit të Jurisë së Madhe për të mos e akuzuar një polic të bardhë, i cili qëlloi mbi një afrikano-amerikan të ri të paarmatosur.

Polici, që pas vendimit u lejua të jepte intervista, kishte thënë se rasi i Fergusonit nuk ka të bëjë fare me përkatësinë racore, dhe se të njëjtin veprim do ta bënte sikur të sulmohej nga një i bardhë.  

Obama ka thënë se pajisja e policisë me kamera do të ndikojë edhe në rivendosjen e besimit tek policia, që sipas mediave amerikane ka pësuar rënie sidomos me rastin që ndodhi në Ferguson.