Polemikë mes ish-ushtarëve të UÇK-së, Halil Çadraku e Zafir Berisha

Ish-Ushtari i UÇK-së, Halil Çadraku në një postim në rrjetin e tij social në facebook kishte thënë se deputeti i NISMA-s në Kuvendin e Kosovës, Zafir Berisha kishte dezertuar nga UÇK-ja në vitin 1998.

Lajme

02/12/2015 00:08

Sipas Halil Çadrakut, menjëherë pasi që kishte shkruar për dezertimin e tij, Berisha e kishte fshirë atë prej miqve në facebook, duke fshirë kështu edhe postimet e tij.

“Tani po e shof, se meqenëse kam shpërndarë foton e tijë, nga faqja e tijë, dhe në atë foto kam shkruar për dezertimin e tijë, AI, trimi i Bar-Amerika në Kukës, ma paska fshi, e së bashku me këtë, edhe shpërndarjet që i keni bërë ju të nderuar miq” (sic), shkruan Çadraku, raporton lajmi.net

Në anën tjetër nuk ka vonuar edhe reagimi i deputetit Berisha, i cili ka dërguar një shkrim në redaksinë e portalit Indeksonline.

Berisha, në këtë letër e ka quajtur Çadrakun si spiun i serbëve, duke thënë se ai ka qenë në dispozicionë të tyre.

“Më vjen keq që ka njerëz që ende i besojnë djalit të shkinës Halil Çodrakut, se është veteran… Ai është misionar i dajve të vet serb të cilit kanë qenë ushtarë të Mladiqit në Republika Serbska ku kanë masakru mirë mysliman”(sic), ka shkruar Berisha.

Ndërkohë edhe në shkrimin e dytë Çadraku kishte thënë se ai ka dezertuar dhe se i ka lënë vetë ushtarët dhe shokët e tij të UÇK-së.

“KJO NUK E ZBEH TË VËRTETËN, SE ZAFIR BERISHA KA DEZERTUAR NË SHTATOR 98-ës, dhe se ende ushtarët e UÇK-së e mallkojnë pse i la vetë, pa komandë, edhe pse është kthyer pas 7 muajsh, në mes të Marsit të 99… o QE GE VARA i Billushës, kjo tregon se ti nuk je në gjendje të ballafaqohesh me fakte, dhe atë fakte të historisë sate…. TURP TË KESH…më mirë të ka hije pipi se pushka…” (sic)

Në anën tjetër Berisha, nuk ka komentuar fare çështjen e dezertimit. Ai ka përkujtuar se sipas tij qytetarët e Prizrenit e njohin atë më mirë se kush është dhe ka thënë se ai është njëri prej çliruesve të Prizrenit, duke përdorur fjalët “Zafa me ushtarë”, përcjell lajmi.net

“Se kush është Zafir Berisha e din qytetarët e Prizrenit dhe ata që kanë luftua me mua, për ilustrim në fund Halil Qadraku e di mirë se kush ka hy në Prizren nga Tusuzi kur është çliru dajt e tu ushtar të Mladiqit, Zafa me ushtar”(sic), ka deklaruar Berisha./lajmi.net

Shkrimet e plota të Halil Çadrakut dhe Zafir Berishës:

 

 

Zafir Berisha

Më vjen keq që ka njerëz që ende i besojnë djalit të shkinës Halil Çodrakut, se është veteran… Ai është misionar i dajve të vet serb të cilit kanë qenë ushtarë të Mladiqit në Republika Serbska ku kanë masakru mirë mysliman.

Me një fjal ai është një spiun m… dhe asgjë më shumë, një kriminel dhe hajn ordiner dhe bandit i Hashim Thaçit, që për 15 vite i ka terrorizu qytetarët e Prizrenit me haraq dhe ozurpime të pronës publikë, prandaj me u marr me këtë idiot është ulje po ja që ka mbeturina të Serbisë për fatin e keq që ende gjejnë hapësirë në Kosovë.

Ky matrapaz bashkë me soin e vet për 15 vjet merr penzion si gjoja invalid edhe pse në p… është bërë operacion prej majasili.

Se kush është Zafir Berisha e din qytetarët e Prizrenit dhe ata që kanë luftua me mua, për ilustrim në fund Halil Qadraku e di mirë se kush ka hy në Prizren nga Tusuzi kur është çliru dajt e tu ushtar të Mladiqit, Zafa me ushtar.

Halil Çadraku

“Unë e di se e vërteta dhemb, dhe atë shumë. Para ca orësh pata shkruar për Zafir Berishen, i cili kishte thënë se në rast se Kosova rrezikohet, ai do të kthehet në Zafirin e 98-ës. Unë i pata treguar se Ai, pra Zafir Berisha, ka dezertuar me 04.Shtator 98 nga vijat e frontit, duke i lënë shumë ushtarë të UÇK-së vetëm, nëpër istikame.

Mirëpo, tani po e shof, se meqenëse kam shpërndarë foton e tijë, nga faqja e tijë, dhe në atë foto kam shkruar për dezertimin e tijë, AI, trimi i Bar-Amerika në Kukës, ma paska fshi, e së bashku me këtë, edhe shpërndarjet që i keni bërë ju të nderuar miq, të fcb.KJO NUK E ZBEH TË VËRTETËN, SE ZAFIR BERISHA KA DEZERTUAR NË SHTATOR 98-ës, dhe se ende ushtarët e UÇK-së e mallkojnë pse i la vetë, pa komandë, edhe pse është kthyer pas 7 muajsh, në mes të Marsit të 99… o QE GE VARA i Billushës, kjo tregon se ti nuk je në gjendje të ballafaqohesh me fakte, dhe atë fakte të historisë sate…. TURP TË KESH…më mirë të ka hije pipi se pushka…”(sic), ka shkruar Çadraku.