Poeti Revolucionar

Fillimisht ishte pjesë e Gjeneratës Beat, së bashku me poetët Allen Ginsberg dhe Jack Kerouac. Pastaj u shndërrua në avokat të Lëvizjes separatiste militante të zezakëve. U konvertua në Islam. Poeti aktivist amerikan Amiri Baraka ka vdekur në moshën 79 vjeçare

ShowBiz

10/01/2014 21:00

Poeti dhe aktivisti amerikan Amiri Baraka ka vdekur në moshën 79 vjeçare.

Fillimisht ishte pjesë e Gjeneratës Beat, së bashku me poetët Allen Ginsberg dhe Jack Kerouac.

Më vonë u shndërrua në avokat të Lëvizjes separatiste militante të zezakëve. Në 1964 u bë i famshëm ndërkombëtarisht për dramën e tij eksplozive Dutchman.

Ajo bënte fjalë për një grua të bardhë e cila në metro e ngacmon seksualisht një zezak. Në fund, gruaja e vret burrin.

The New York Times e ka konsideruar këtë dramë si “emblemë të jashtëzakonshme kulturore” të Lëvizjes separatiste të zezakëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Baraka ka shkruar me bollëk – poezi, tregime të shkurtra, romane, ese, drama dhe xhaz opera.

Ndër veprat e tij më të njohura janë studimi Blues People: Negro Music in White America dhe përmbledhja poetike The Dead Lecturer.

Emri i tij i vërtetë ishte Everett LeRoi Jones, por pas një udhëtimi iluminues në Kubë, në 1960, ai u konvertua në Islam dhe vendosi të quhej Amiri Baraka.

Pas vrasjes së Malcolm X, në 1965, Baraka luajti rol kryesor në krijimin e Black Arts Movement, si udhëheqës i teatrit dhe një shkolle në lagjen Harlem.

“Duam poezi që vrasin”, kishte shkruar ai në Manifestin e kësaj Lëvizjeje.

A.M.

 

Amiri Baraka: The Power of the Word