Pochettino: Ishim më të mirë se Chelsea

Trajneri i Tottenham Hotspur, Mauricio Pochettino është deklaruar i lumtur me paraqitjen e skuadrës së tij, pavarësisht humbjes nga Chelsea.

Sport

20/08/2017 20:47

Tottenham u mposht 1:2 nga Chelsea në kuadër të xhiros së dytë te Premierligës.

“Ne ishim më të mirë se Chelsea. Ata tentuan të na ndalin neve dhe të luanin me kundërsulme. Jam i lumtur me paraqitjen tonë”, ka deklaruar Pochettino.

“Jemi në një pozicion më të mirë se sa edicionin e kaluar. Luajmë në një nivel më të lartë se sa edicionin e kaluar. Nuk jam aspak i shqetësuar”, ka shtuar ai./Lajmi.net/