Po vjen një super duet mes reperëve Majk e Capital T

Dy reperët më të kërkuar të momentit, Majk dhe Capital T po i bashkojnë forcat për një duet.

ShowBiz

13/12/2017 15:16

Një fotografi e publikuar nga menaxheri i BabaStars, Dekorim Sahiti ka ngjallë shumë reagime pozitive tek fansat, shkruan lajmi.net

I kontaktuar nga lajmi.net për ta sqaruar më mirë takimin që ndodhi sot mes tyre, Dekori ka thënë se tema e diskutimit ishte për një duet të përbashkët mes dy rep artisëve kosovar.

Ai tha se për momentin vetëm e kanë si synim një gjë të tillë por akoma nuk ka diçka konkrete.

Ndryshe projekti i fundit muzikor nga Majk ishte kënga ‘Tarantino’ e cila rezultoi si shumë e suksesshme ndërsa Capital T para pak ditësh erdhi në bashkëpunim me Mc Kreshën ku bashkë sollën projektin ‘Nunmra’ i cili gjithahtu u prit mirë nga publiku./Lajmi.net/

YouTube player
YouTube player