Po shijon pushimet me Afronën, por Bleros po i mungon ky person

Këngëtari Blero Muharremi pas shumë angazhimeve në muzikë ka vendosur të pushojë bashkë me Afronën.

ShowBiz

23/10/2017 09:20

Çifti kanë udhëtuar në ishullin e Balit në Indonezi ku po kalojnë momente të paharruara pranë njëri-tjetrit dhe po shijojnë në maksimum këto ditë, shkruan lajmi.net.

Edhe pse Blero po kënaqet në pushime atij po i mungon vajza e tij, Tara e cila tashmë është larg nga ai.

“Dashuria ime, më mungon”, ka shkruar Blero mbi një fotografi të Tarës të postuar në Insta-Story.

Kujtojmë që Blero ka qenë shumë aktiv si me projekte muzikore ashtu edhe me koncerte, duke e përmbyllur sezonën suksesshëm. /Lajmi.net/