Po përmbyteshin, por sërfisti shpëton plot 75 persona

Legjenda e sërfit Laird Hamilton ka qenë protagonist i disa mrekullive gjatë fundjavës së kaluar në qytetin e Kauai (në Havai), ku pati mjaft përmbytje dhe u shpall gjendja e emergjencës për shkak të motit të keq.

Fun

25/04/2018 00:09

Ndërkohë që në rrugë uji ishte ngritur mbi 60 centimetra, binte shi i rrëmbyeshëm, frynte erë dhe stuhia ishte e fortë, Hamilton e dinte se mund të jepte kontributin e tij. Sërfisti 54-vjeçar, një nga ikonat e këtij sporti, ka kryer operacione shpëtimi me skafin e tij të vogël që e përdor për peshkim, duke nxjerrë nga zonat e rrezikut dhjetra njerëz.

Emocionet më të mëdha erdhën në momentin që nxorri jashtë rrezikut një grup vajzash të vogla, të rrethuara nga uji në një shtëpi, ndërkohë që në total numri i personave të shpëtuar nga Laird Hamilton është 75. Jo vetëm njerëz, por edhe kafshë u shpëtuan nga sërfisti, si një bizont. Histori të cilat kanë bërë xhiron e botës dhe pushtuar mediat kryesore, përfshi CNN dhe Times.