“Po fëmijët pse i vrave” – Ja si reagon autori i masakrës në Vlorë pas pyetjes nga gazetari

Autori i masakrës së Selenicës, Ritvan Zykaj, ka dalë sot përpara gjykatës së Vlorës, mbi të cilin rëndon akuza ‘Vrasje në rrethana cilësuese, ndaj dy ose më shumë personave’.

Lajme

13/08/2018 14:50

Teksa shihet në pranga në praninë e dy gardianëve, 24-vjeçari u përball fillimisht me “gjyqin”e gazetarëve.

“Pse e bëre?”, “Po fëmijët pse i vrave?” apo “Je penduar?”, kanë qenë pyetjet e para që gazetarët i kanë bërë Ridvan Zykajt, para se ky i fundit të marrë vendimin nga gjyqtarët.

Megjithatë siç duket dhe nga pamjet e siguruara nga BalkanWeb, autori i 8 viktimave të fisit Zykaj, shfaqet i ftohtë duke i parë drejt e në sy e duke mos i kthyer asnjë përgjigje.

Seanca gjyqësore në ngarkim të tij zhvillohet nën masa të rrepta sigurie, forca të shumta të policisë kishin rrethuar gjykatën e Vlorës. Asnjë prej familjarëve të 24 vjecarit, i konsideruar si monstra e fshatit, nuk është i pranishëm në procesin gjyqësor.

Gjithashtu asnjë avokat nuk ka marrë përsipër ta mbrojë në këtë çështje të riun.

Të premten e orës 18:00 në fshatin Resulaj të Selenicës në Vlorë u njoftua për vrasjen e 8 personave që i përkisnin dy familjeve Zykaj. Çdo gjë nisi për pulat. 24-vjeçari Ridvan Zykaj u akuzua nga një prej grave të familjes gjatë një drekë familjare se i kishte vjedhur pulat. Kaq u desh që 24-vjeçari të vriste në pak minuta 8 persona, dy prej tyre fëmijë.

Viktimat e Ridvan Zykaj

1- Demir Zykaj,
2- Ferie Zykaj,
3- Besim Zykaj,
4- Vasilika Zykaj,
6- Ledjon Zykaj,
7- Azem Zykaj dhe
8- Afërdita Zykaj.